Story
Shpresa ka qene familja ime qe nga dita 1 qe trokita ne deren e saj. Gjate ketyre 3 viteve qe kam qene pjese e Shpreses kam qene gjithashtu deshmitare e punes se palodhur qe behet aty. Qindra familje jane ndihmuar gjate kohes se Covid-it te cilet ishin ne kushte te mjerueshme; pa ushqime, pa pune, pa mundesine per te paguar qerane mujore, pa te drejte ndihmash,..., pa shprese. Jeta e ketyre familjeve ne saje te punes se palodhur te Shpreses ndryshoi 180 grade. Une dua qe shqiptaret ta kene nje dere te hapur ne perjetesi, ndaj sot dua te mbeshtes endrren me te madhe te Lulit per ta blere godinen e Shpresa Programme e cila prej 15 vitesh tashme njihet si shtepia e shqiptareve ne Londer. Secili nga ne me nje kontribut modest mund ta beje kete enderr te mundur.